Speca me uthull për turshi
Përbërësit
5 kg speca

SHELLIRA:
2 l ujë
1 filgjan kafes turke sheqer
1 filgjan vaj
1 filgjan uthull
2 filgjan kripë
500 ml uthull

Hapat

1
Specave i heqim bishtat dhe farat.

2
Secilin spec e kalojme neper uthull 500ml dhe veme ne nje ene te kullohen.

3
Pasi specat kullohe qesim ne enen ne te cilen do ti vendosim per turshi.

4
Ne nje ene zijme perbersit per shelliren dhe qesim mbi specat e palosur ne ene.Para se ti qesim shelliren shtojme hudher,karrote dhe magdanoz.

5
Pastaj mbyllim enen mire hermetikisht dhe leme ne vend te fresket per disa dite dhe turshite do te jene gati. /kuzhina shqiptare/
Shtuar më 15/09/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori