Vret vëllanë, copat e trupit i fut në frigorifer
Vret vëllanë me sharrë dhe copat e trupit të tij i ruan në frigorifer. Protaginist i kësaj ngjarje të rëndë është spanjolli, Aurel Alamnza i cili pas një konflikti më vëllain e tij Osmas, e ka vrarë atë.


Sipas dëshmisë së 48-vjeçarit, vëllai i tij nuk kishte pasur ku të jetonte dhe kishte ardhur të strehohej për ca kohë tek ai. Mirëpo bashkëjetesa e dy vëllezërve si duket nuk ka qenë e qetë, pasi herë pas here të dy vëllezërit ziheshin, çka çoi deri në vrasjen e Osmas.

Alamnza deklaroi në polici se ai e kishte vrarë të vëllanë për vetëmbrojtje pas një konflikti që kishin pasur të dy. Policia i gjeti copat e trupitOsmas pas një viti, në frigoriferin e vrasësit të tij, ndërsa kokën e kishte futur tek frigoriferi në kuzhinë të përzier me ushqimet që ndodheshin në të. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2013, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori