Socialistët europianë "vjedhin" slloganin e Ramës
Partia Socialiste Evropian “kopjon” sloganin e socialistëve shqiptarë. Motoja e shumë përsëritur e këtyre kohëve nga kryetari i PS-së, Edi Rama “Rilindje Kombëtare” është përdorur këto ditë nga liderët e PES, për një tjetër kauzë: “Rilindje për Evropën/Rinisje për Evropën”.

Udhëheqës të partive të majta nga e gjithë Evropa u mblodhën, pak ditë më parë, në Paris, për të mbështetur kandidatin për President në Francë, François Hollande. Gjatë takimit, udhëheqësit socialistë e demokratë theksuan nevojën për një rinisje në Evropë dhe për për të shkuar prapa në vlerat e përbashkëta dhe vizione që BE-ja u ka qëndruar përherë që nga themelimi i saj. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2012, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori