Miliarderi turk aksidentohet me familjen në Greqi, rëndë në spital

Biznesmeni i njohur turk Ali Sabanci dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në ishujt grekë. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ndodhi në ishull Leros teksa biznesmeni, bashkë me bashkëshorten Vuslat Dogan Sabanci dhe fëmijët e tyre po lëviznin me shpejtësi me një skaf duke u përplasur me shkëmbinjtë.

Mësohet se biznesmeni është në gjendje të rëndë shëndetësore, po ashtu edhe bashkëshortja, ndërkohë që fëmijë munden të hidheshin nga skafi para përplasjes.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga skafi, i cili duket i copëtuar në pjesën e përparme të tij.

Ali Sabanci është një ndër biznesmenët më të mëdhenj në Turqi, i njohur edhe si një oligark pranë qeverisë atje. Ai është pronari i kompanisë ajrore “Pegasus Airlines” dhe i shumë bizneseve të tjera në Turqi dhe më gjerë. /albeu.com

 


Shtuar 25.08.2023 15:20