S’ka më “luftë”, mësoni si të fshihni puçrrat në fytyrë
Pëlqej
E kemi përjetuar të gjithë. Në momentin që shohim një puçër në mjekër mendojmë se s’është asgjë që s’e rregullon pak korrektor. Pastaj, kur përpiqesh, vë re që korrektori thjesht e ka bërë puçrrën më të dukshme. Fajin s’e ka korrektori, por mënyra e aplikimit.

Në ndihmën tuaj vjen Gita Bass, grimiere profesioniste e yjeve botërorë.

Hapi i parë është hidratimi. Sa më e lëmuar lëkura, aq më mirë rri grimi mbi të. Bass rekomandon një formulë pa vaj dhe të lehtë. Kërkoni për një hidratues që nuk e than lëkurën. Pasi të aplikoni hidratuesin, prisni pak minuta sa të përthithet nga lëkura.

Më pas, aplikoni një primer për t’i shtruar rrugën korrektorit.

Korrektorin vendoseni në një furçë të sheshtë dhe aplikojeni direkt mbi puçër.

Shpërhapeni larg zonës së inflamuar, deri sa të mos duket më e kuqe. Rekomandohen korrektorë kremozë me shumë mbulim.

Vazhdoni të shpërhapni cepat e korrektorit aplikuar mbi puçër për t’u siguruar se duket i njëtrajtshëm.

Së fundi, vulosni gjithë produktet me një pudër të tejdukshme.

Tani, për çfarë puçrre e kishit fjalën?
Shtuar më 18/03/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori