S'ka më asnjë dyshim! Zbulohet kush e ka trurin më të zhvilluar, femrat apo meshkujt
Shkencëtarët kanë i kanë vënë vulën "luftës" se kush e ka trurin më të zhvilluar femrat apo meshkujt.

Sipas studimeve të kryera nga studiuesit e fushës, truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve.

Sipas kërkuesve, këto zbulime ndoshta mund të ndihmojnë për të shpjeguar faktin se përse shumë femra janë më të prirura të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi në fjalë është kryer nga shkencëtarët e klinikës “Amen” në Kaliforni, dhe ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët dolën në përfundimin se femrat janë më të pritura të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Ndërsa sa i përket meshkujve, sipas kërkuesve ata kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.

Studimi ka zbuluar gjithashtu se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili është përgjegjës për përqendrim, kontrollin e impulsivitetit etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj. /albeu.com/



Shtuar më 03/07/2018, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori