I duhet një garderobë e re, Adele tani po shpenzon me mijëra dollarë për look-un (FOTO LAJM)

Vetëm tani Adele po ndërgjegjësohet për kg e humbur dhe të afërm të saj thonë se po fillon ta trajtojë veten siç ka dashur ndër vite, duke shpenzuar mijëra dollarë për një gardërobë krejt të re.

Që nga festa e 32 vjetorit, kur u shfaq për publikun dhe fansat krejt e transformuar, Adele ka pushtuar mediat e çdo kontinenti.

Adele, sipas miqve, po e shijon trupin e saj edhe pse është e ndërgjegjshme se çdo teprim në ushqim, mund ta rikthejë atje ku ishte, shkruan Daily Mail.

32 vjeçarja ende habitet kur sheh veten në pasqyrë dhe tani shijon edhe momentet e shooping-ut, pasi më në fund, gjen gjithçka në masën e saj. Dhe për këtë, duket se po nuk kursehet.


Shtuar 13.05.2020 09:16