I vihet tritoli një banese në Durrës
Si t’ja bëni kur avokadoja është ngurtësuar
Shpeshherë një avokado e fortë është shumë besdisëse për dikë që e konsumon shpesh atë. Por në vend se të prisni ditë të tëra që të zbutet, ju thjesht mund të përdorni një metodë që funksionon për dhjetë minuta.

Për ta zbutur avokadon veproni kështu:

– Merrni frutin e ngurtë dhe vendoseni atë të mbështjellur me një fletë pjekjeje.

Vendoseni në furrë në temperaturë prej 200 gradë dhe lëreni të qëndrojnë për rreth 10 minuta, ose varësisht derisa fryti të zbutet.

– Me kujdes hiqni avokadon nga fletëza.

Procesi i tillë e zbutë frutin shpejt sepse fruti nga nxehtësia lëshon gaz etilen, pasi që etileni njihet si hormoni i cili ndikon në pjekjen e frutit me kalimin e kohës.

Gazi zakonisht lëshohet ngadalë – por kur e mbështillni frutin në fletë për ta bllokuar daljen e gazit dhe e ngrohni, gazi i bllokuar shpejton procesin e pjekjes dhe ndikon që tekstura të zbutet. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori