Vezët kanë një anë më të ngushtë, më të mprehtë dhe një më të gjerë, më të rrumbullakët. Në fund të pjesës së gjerë gjendet qesja e vogël ajrore. Në të gjendet embrioni i cili përdor atë ajër për frymëmarrje kur i zhvillohen mushkëritë.
Sa më shumë që të vjetrohet veza, qoftë të jetë e pëlleshme apo jo, kjo qese ajri zgjerohet dhe bëhet më e madhe, sepse ajri depërton nëpër pore të
vezës.
Gjithashtu,
vezët posedojnë mbështjellës të posaçëm, i cili pengon
bakteret të depërtojnë brenda
vezës, dhe prandaj
vezët do të duhej t’i lani drejtpërdrejt para përdorimit.
Këto baktere hyjnë nëpërmjet poreve të lëvozhgës së
vezës, ato më parë gjenden në të bardhët e
vezës, duke pasur parasysh që e verdha është e pozicionuar fuqishëm në mesin e
vezës me ndihmën e penjve të hollë të proteinave.
Të bardhët mbron të verdhet – e cila është pjesë e
vezës që mund të prishet shkruan telegrafi.
Sa më të vjetra që të jenë
vezët,
bakteret lëvizin drejt pjesës së verdhë. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, duke u bërë më të vjetra
vezët, shtohet edhe qesja ajrore dhe kështu i lejon
bakteret që t’i afrohen të verdhës.
Kur veza është lënë ashtu që të “ulet” në pjesën e rrumbullakët, qesja ngadalë ngrihet dhe do të shkojë në drejtim të së verdhës dhe kështu i afron
bakteret.
Në këtë mënyrë do të jetë i shpejtuar procesi i vjetrimit të
vezës dhe ajo do të jetë më pak e freskët, por edhe shanset më të mëdha që të infektohemi me salmonelë.
Kur veza është lënë ashtu që në fund të pjesës së mprehtë, qesja ajrore mbetet në majë të
vezës (pjesa e rrumbullakët) – aty ku i takon.
Në këtë mënyrë më shumë të bardhë do të ketë brenda kutisë së kartonit dhe nuk do të jetë aq e ekspozuar ajrit dhe do të humbë freskinë shumë më ngadalë. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018,
ora 20:49