Si ti shpëtojmë stresit të provimeve
Nëse kalon nëpër korridoret e shkollave të mesme, tashmë ndjehet një frymë tensioni dhe pasigurie dhe sigurisht kjo tepër e shfaqur tek nxënësit e vitit të katërt që tashmë po përjetojnë ditët e fundit brenda ambienteve të shkollës.
Kur bisedon me ta, janë të parët që të drejtohen dhe të tregojnë për pasiguritë që ata kanë, për ndjenjat dhe emocionet e tyre.

Shpesh ata shprehen se bëhen konfuzë edhe në ato raste kur ata janë të sigurt mbi arritjet dhe aftësitë e tyre. Ndiejnë ftohë, vapë, pagjumësi, ndërkohë që provimet po afrojnë.

Pra, është më se e qartë që ata janë totalisht të pushtuar nga simptomat e stresit dhe pasiguri sundon mbi ta dhe të ardhmen tyre. Siç e dimë, stresi është një proces tepër dinamik që ndikon totalisht në sistemin tonë mendor dhe atë fizik dhe individi përjeton tepër konfuzion në atë periudhë.

Simptomat që një nxënës mund të përjetojë nën ndikimin e stresit, janë nervozizmi, frika, pagjumësia, humbja ose pakësimi i oreksit, pamundësia për t’u përqendruar, mungesa e interesit në rastet kur shpresat e tyre janë tepër të vakëta, si edhe fajtor për kohën e humbur.

Mundohuni që përpara se të hyni në provim të:

1 - Të keni ngrënë një mëngjes të mirë dhe të evitoni kafeinën në trupin tuaj.
2 - Përqendroheni në ritmin e frymëmarrjes tuaj (frymëmarrje dhe frymënxjerrje në mënyrë te rregullt )
3 - Mundohuni të relaksoni çdo pjesë të trupit tuaj që ju e ndjeni se është e tensionuar.
4 - Imagjinoni vetëm situatë pozitive dhe mundohuni që të kujtoni (qoftë edhe për një kohë të shkurtër), disa nga momente më të bukura që ju keni përjetuar.
Në këtë formë, ankthi dhe niveli juaj i stresit do të ulen së tepërmi, duke ju dhënë mundësinë që të jeni më të përqendruar në pyetjet e tezes sesa në kontrollin e emocioneve tuaj
Gjithashtu, edhe vetë mësuesit në shkollë kanë mjaft ndikim në uljen e nivelit të stresit tek nxënësit përpara se ata të hyjnë në provim.
- Mësuesit duhet të kenë parasysh që të mos vënë nxënësit nën presion të panevojshëm.
5 - Mësuesit duhet t’u japin nxënësve shanse të barabarta për konkurrim.
6 - Mësuesit duhet të ngrenë sa më shumë grupe pune në klasë, në mënyrë të tillë që nxënësit të mësojnë nga njëri-tjetri.
7- Nxënësve që stresohen dhe bllokohen lehtësisht t’u drejtohen pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra, në mënyrë të tillë që nxënësit të mos ndjehen të përjashtuar nga klasa dhe ju mund të kontrolloni përgatitjet e tyre.
8 - Mundohuni që udhëzimet tuaja gjatë kontrolleve të ndryshme të kryera të jenë sa më të qarta.
9 - Sa më shumë modele tezash të kenë nxënësit tuaj, aq më të aftë do të jenë ata në testin përfundimtar.
10 - Mundohuni të evitoni presionin e kohës, sigurohuni se koha që ata kanë në dispozicion është më se e mjaftueshme për përfundimin e tezës
Dhe …… SUKSESE /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori