Zbulohet një specie e re dinozauri në Spanjë

Shkencëtarët kanë zbuluar fosile dinosaurës në Castellón, Spanjë, të cilët i përkasin një specie të panjohur të familjes së Spinosauridëve, sipas një publikimi në revistën “Scientific Reports”.

Identifikimi i specieve të reja sugjeron se Gadishulli Iberik mund të ketë qenë një zonë që ishte shtëpia e dinosaurëve të përmasave të mesme dhe të mëdha. Dinosaurët e mëdhenj, dykëmbësh dhe mishngrënës i përkasin familjes së Spinosauridëve. Në këtë familje përfshiheshin edhe Spinosaurus dhe baryonyx. Besohet se Spinosauridët mund të kenë origjinën në Evropë dhe më pas migruan në Afrikë dhe Azi.

Studiuesit analizuan fragmente fosile, një kockë e nofullës së djathtë, një dhëmb dhe pesë rruaza, të zbuluara në formacionin gjeologjik Arcillas de Morella në Spanjë dhe që datojnë në periudhën e hershme të Kretakut (midis 127 dhe 126 milionë vjet më parë). Bazuar në mbetjet, studiuesit vlerësojnë se ky dinosaur ishte rreth 10-11 metra i gjatë.

Bazuar në analizën krahasuese me dinosaurët e tjerë në familjen Spinosaurid, autorët e njohën ekzemplarin si një gjini dhe specie të re dhe e quajtën ‘Protathlitis cinctorrensis’ , fjala ‘cinctorrensis’ u vendos si një referencë për qytetin e Cinctorres, ku u gjet.


Shtuar 18.05.2023 19:42