Si ti përgatisim ullinjtë për t'i ngrënë vetë në shtëpi
Ullinjtë janë një ushqim tipik mesdhetar dhe si i tillë nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinat tona.

Mbreti i vajrave që del po nga kjo pemë dhe kokrrat e tij janë shumë të shijshme gjithashtu dhe shumë të shëndetshme.

Mund ti përdorim për sallatë,pica,antipastë ose më djath dhe bukë të ngrohtë një ditë të ftohtë dimri pasi ulliri është gjithmonë një zgjedhje e duhur.

Përbërësit:
5 kg ullinj
2 kg kripë kokërrmadhe
2 lt vaj ulliri
1 lt vaj luledielli

Përgatitja:
Marrim ullinjtë dhe fillojmë ti shtypim një e nga një.
Pasi ti kemi shtypur të gjithë fillojmë t’i vendosim në vazo qelqi.

Hedhim një shtresë ullinj,i mbulojmë me kripë dhe në këtë mënyrë vazhdojmë derisa ti kemi mbaruar të gjithë ullinjtë.
Shtresa e fundit duhet të jetë me kripë. E mbulojmë vazon me kapak. Duhet të kemi kujdes t’i trazojmë ullinjtë dy herë në ditë.

Kur i trazojmë duhet të vendosni dorashkë. Pasi ka kaluar një javë marrim ullinjtë dhe i vendosim në një kullonjëse, i shpëlajmë me ujë dhe më pas i vendosim përëri në vazo me kripë.
I lemë përreth 3-4 ditë me kripë përsëri. Më pas i shpëlajmë më ujë t’u iki kripa dhe i lemë në ujë për një natë. I kullojmë dhe i hedhim në vazo.

Shtojmë vajin dhe i mbulojmë komplet me vaj. Mbyllim vazon me kapak dhe ullinjtë në këtë mënyrë i lemë në dollap larg dritës së diellit dhe nxehtësisë së lartë.

Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimin e ullinjve por në mungesë të tij ne kemi përdorur kripën. /shije.al/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori