Mickoski: Kjo qeveri duhet të largohet që t’u ecë mbarë qytetarëve

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski kërkon që qeveria të largohet sa më shpejt që t’u ecë mbarë qytetarëve dhe opozitës.

Këtë ai e deklaroi pas takimit të sotëm me kreun e Besës Bilall Kasami. Siç tha Mickoski, ky është edhe mendimi i shumicës së qytetarëve, shkruan Alsat.

“Ky është konkluzion i shumicës së qytetarëve, më shumë se dy të tritave, se shteti lëviz në drejtim të gabuar dhe se kjo qeveri duhet të largohet që t’u ecë mbarë qytetarëve, pa marrë parasysh a janë qytetarët e Shkupit, Tetovës, Shtipit, Gostivarit”, tha Mickoski.