Si t'i mbijetoni një personi të lindur nën shenjën e Akrepit, pa u "helmuar"
Prej 23 tetorit kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Akrepit, e për një muaj, duket se do të jetë më fatlumi në mesin e shenjave të zodiakut. Por ata që nuk kanë lindur nën këto data 23 tetor-22 nëntor, do e kenë pak të vështirë t'i mbijetojnë hakmarrësit Akrep. Akrepi është një shenjë që vështirë se i harron njerëzit që e kanë lënduar, ndaj për të mos gabuar me një akrep e që të mos vuani gjithë jetën më poshtë keni një guidë të thjeshtë, sesi t'ia dilni me një akrep pa u pickuar.

Shmangni lojrat

Vlerësojeni miqësinë dhe besnikërinë e një Akrepi, pasi nëe i mashtroni ata janë të pamëshirshme dhe do t'ju shkatërrojnë jetën . Mënyra më e mirë dhe e lehtë për të mbajtur një marrëdhënie me një Akrep është të jesh i sinqertë me ta.

Jini të ndjeshëm e empatikë

Akrepët besojnë dhe u japin gjithçka vetëm atyre që janë të gatshëm të evoluojnë me ta. Mos u mundoni të gërricini emocionet e tyre, por jini mirëkuptues, të hapur dhe të dhembshur. Vetëm pasi akrepi të ketë fituar besimin tuaj, ai do t'ju tregojë dhe skutat e tij më të errëta.

Mos ji shumë kryelartë

Akrepat do ju fshijnë nga 'jeta' e tyre nëse ju sillni dramë. Nëse jeni të mërzitur me ta, shprehuni lirshëm thjesht duke përmbledhur ndjenjat tuaja në pak fjali. Nuk ka nevojë për shfaqje !

Besim dhe vetëm besim

Akrepat do ju duan deri në vdekje për sa kohë besnikëria dhe besimi është i ndërsjellë. Ndonëse jo gjithmonë mund të bien dakord me ju, ata do t'ju mbrojnë me çdo kusht nëse ju fitoni një vend në zemrat e tyre.

Shmangini bisedat e cekëta

Kjo shenjë pëlqen bisedat e thella, ndaj mos u habisni nëse i rrëfeni sekretet tuaja më të mëdha një Akrepi që në takimin e parë (ata e kanë këtë aftësie, t;ju zbërthejnë), por nga kjo shenjë mos prisni të njëjtën gjë menjëherë. Akrepat janë natyra të fshehta dhe nëse i pyesni apo u kërkoni më shumë informacion nga se duhet, ata do të mendojnë se ju po fusni hundët aty ku nuk duhet.
Shtuar më 27/10/2019, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori