Si t’i mbajmë sa më të freskëta perimet
Disa artikuj nuk mund të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë, andaj shpejt kalben, ndërsa gjendja e tyre e mirë është e domosdoshme për shëndetin e secilit

Është shumë me rëndësi që ta mbajmë në mënyrë të drejtë ushqimin i cili i ekspozohet prishjes së shpejtë, transmeton Telegrafi.

Selinoja

Fjala është për artikullin i cili për një kohë të shkurtër kalbet. Mirëpo, nëse e përgatisim në mënyrën e duhur do t’ia zgjasim afatin e qëndrueshmërisë.

Është me rëndësi se si e lani, e thani, e mbështillni me folie alumini në mënyrë që të mbajë ajrin.

Bananet

Si edhe shumica e pemëve, bananet piqen duke emetuar gazin etilen, andaj rekomandohet që nëse nuk mund të konsumohet menjëherë, t’ia mbështillni fundin me folie plastike. Kjo është me rëndësi që në fund të bananes ka më së shumti gaz. Në atë mënyrë pema do të qëndrojë më gjatë e freskët, si edhe pemët e tjera të cilat qëndrojnë pranë bananeve, sepse gazi i emetuar ndikon edhe në prishjen e shpejtë të pemëve në afërsi.

Sallata

Perime e njomë që kalbet shpejt në frigorifer për shkak të lagështisë. Prandaj do të duhej që sallatën ta thanit me fasule të letre të kuzhinës, dhe pastaj ta fusni në frigorifer. Kështu do të pengoni të zbutet dhe kalbet.

Frutat malore

Dredhëzat, boronicat, manat, mjedrat mund të ruhen nëse i lani në përzierje të uthullës dhe ujit (tri herë më shumë ujë se uthull). Kështu do të vrisni bakteret në mënyrë që myku të mos krijohet. Kur i lani, shpëlani në ujë dhe futni të thata në frigorifer.

Patatet

Duhet pasur kujdes që të ruhen në vend të ftohtë dhe të thatë. Në mes të patateve mund të qitni edhe mollë, sepse në atë mënyrë do të qëndrojnë më gjatë të freskëta.

Kërpudhat

Qeset plastike të cilat i përdorim për perime të ndryshme, kërpudhave mund t’u bëjnë më shumë dëm se dobi, përkatësisht më shpejt do të krijohet myku. Prandaj duhet mbështjellë në qese letre. /Telegrafi/
Shtuar më 24/07/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori