Si t'i kombinoni në mënyrën perfekte atletet e bardha
Pëlqej
Nëse ka një ngjyrë të atleteve që domosdoshmërisht të gjithë i kanë pasur qoftë edhe një herë në dollap janë atletet e bardha.
Janë ndër modelet më të përhapura, por njëkohësisht më pak të mërzitshmet.

I vetmi problem që shkaktojnë vjen prej ngjyrës, që tregon më shpejtë papastërtitë e mbledhura gjatë rrugës. Megjithatë, ka dhe nga ata të cilët këtë problem e zgjidhin fare thjeshtë, duke u mjaftuar me një pastrim të thjeshtë në fund të ditës. Por, si t’i kombinojmë atletet e bardha?

Jemi gjithmonë në kërkim të një dukje sa më shik, në mënyrë që të sigurohemi që paraqitja e një dite të caktuar të mos jetë aq e thjeshtë sa për t’u anashkaluar. Kur mbretëresha e takave, Victoria Beckham vendosi të provonte këpucët e sheshta, të gjithë e kuptuam që erdhi koha e risive në stil shkruan Bordo.al.

Duke filluar nga Adidas, e deri tek atletet Kenneth Cole, këto të fundit nuk gjejnë më përdorim vetëm në abientet e palestrës. Nëse ndiheni jashtë normalitetit kur nuk vishni taka me veshjet tuaja më të mira, klikoni në galeri për të parë gjashtëmbëdhjetë kombinimet më shik të atleteve të bardha, me çdo lloj paraqitje. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori