Çuçi i përgjigjet Salianjit: Lini ndasitë e sherret, të mendojmë bashkë si të forcojmë policinë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehu konsiderata për interpelancën e sotme të thirrur nga deputeti Ervin Salianji, pasi sipas tij është një përpjkekje për të parë çfarë mund të bëhet më mirë.

Ai tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit.

“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme spse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ca mkund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht.

Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL apo vetingu në polici janë dy nisma atikpie dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues.

Që në nisje dua ta theksoj se e cmmoj shumë mundësinë për të folur për to.

S’është normale që të ndahemi politiksht si do e forcojmë policinë që duke e larguar ata që nuk e mëeritojnë uniformën apo të godasim krimin. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi.

OFL mbetet një moment historik policisë kundër krimit si instrument i shpejt për të gjumruar pasuritë e personave të dyshuar për kime”, tha Çuçi.


Shtuar 16.06.2022 10:54