Messi për Real Madrid: Jo gjithmonë fiton më i miri, por Reali i mundi të gjithë

“Los Blancos” u shpall të shtunën kampione e turneut të Champions League ne fitoren 1-0 ndaj Liverpoolit.

Ylli i PSG-së, Lionel Messi, në një intervistë për “TYC Sports”, deklaroi se Real Madrid nuk e meritoi sepse në këtë turne kishte ekipe më të mira se ata.

“Fitorja e Real Madrid na vrau. Për mua dhe ekipin, e gjithë dhoma e zhveshjes, si dhe gjithë Parisi, ai kompeticion na kishte krijuar një iluzion të madh dhe më pas, për mënyrën se si shkoi ndeshja, rezultati ishte një goditje e rëndë.

Jo gjithmonë fiton më i miri. Reali, pa hequr asgjë nga meritat e tyre, nuk ishte ekipi më i mirë i këtij edicioni të Champions League, megjithatë i mundi të gjithë pretendetët”, u shpreh Lionel Messi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.05.2022 19:04