Si të zgjeroni këpucët e reja
Problemi i këpucëve të ngushta me siguri është një problematikë që mund të jetë ndeshur nga një pjesë e madhe prej jush. Kjo ndodh zakonisht me këpucët e reja, të cilat duhet ende që të “shkelen”. Nëse bëhet fjalë për këpucë nga materialet e tjera, në vend të lëkurës, mos u zhgënjeni. Ekziston zgjidhja edhe për këtë problem

Për të eleminuar një problem të tillë është e rëndësishme që ju të merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë.

I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit. Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet.

I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh. Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për një numër të tërë. Mund të aplikohet edhe në lëkurë artificiale, por duhet ta dini se ajo e ka tendencën e kthimit, kështu që, sipas të gjitha gjasave, procedurën duhet ta përsëritni pas një kohe të caktuar. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2016, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori