Në përditshmërinë tonë zgjedhim t’i lyejmë buzët me buzëkuqin që na pëlqen dhe jo me ata që na shkojnë sipas tonaliteteve të
lëkurës">
lëkurës. Për fat të keq, shpenzojmë edhe shumë para për ata që na duken të përshtatshëm e të panevojshëm.
Gjëja më e rëndësishme para se të blesh një buzëkuq të ri është të dish cila është nuanca që të shkon më shumë me ngjyrën e
lëkurës">
lëkurës.
Tani, më në fund, mund të zbulosh disa truke për të gjetur buzëkuqin ideal sipas ngjyrës së
lëkurës">
lëkurës.
Lëkurë me
tone të ftohta
Nëse ke lëkurë me
tone të ftohta, ndodh të digjesh shpejt në diell, ke sy me ngjyrë të hapur, madje edhe quka. Ngjyra e buzëkuqit që të përshtatet më shumë janë përzierjet e blusë dhe lejlasë, që nuk janë shumë portokalli, një ngjyrë që largon pak të kuqen e fytyrës. Boronica, luleshtrydhe apo edhe lejlaja janë zgjedhjet që të nxjerrin më shumë në pah tiparet.
Lëkurë me
tone të ngrohta
Kjo lloj lëkure duket mjaft e ëmbël me bizhuteri ari sesa argjendi, ndërsa për sa i përket buzëkuqit, portokallia, mandarina, kafet e forta, por edhe nude janë sukses. Konsideroje veten me fat. Falë
lëkurës">
lëkurës që ke, mund të eksperimentosh edhe me ngjyra më të guximshme si të errëta dhe dramatike, tonet e lejlasë dhe blusë.
Shtuar më 18/01/2018,
ora 17:05