Si të zbuloni me disa hapa sëmundjet nga të cilat vuani
Nyjet limfatike janë organe të vogla të përbëra nga limfocitet dhe indi lidhor.

Ato kanë rolin mbrojtës dhe janë të vendosura në pjesë të ndryshme të organizmit.

Ndonjëherë sistemi limfatik është objektivi kryesor për kancerin.

Shfaqja e gjëndrave zakonisht ndodh në qafë, përreth kokës, apo nën sqetull, por mund të formohen edhe pas veshit. Shoqërohen me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë.

Si do t’i njihni nyjat e dëmtuara limfatike?

Shpeshherë e kanë madhësinë e bizeles ose mund të kenë madhësinë e qershisë. Nëse vëreni ënjtje të gjëndrave limfatike NUK duhet përnjëherë të shkaktoni panik, sepse kjo jo gjithmonë është tregues i sëmundjes së rrezikshme.

Shumë lehtë mund t’i dalloni me një prekje të lehtë. Këto janë simptomat që mund t’i përjetoni:

– shfaqje të gungave
dhimbje kur ta prekni gungën
dhimbje koke
– lodhje
dhimbje në fyt
– rrjedhje të hundës
– kollë
– ethe
– mbetje pa frymë
– nxehtësi dhe lëkurë të skuqur te nyjat limfatike
– djersitje

Këshilloheni me specialistin nëse dëshironi ta dini nëse kjo është sëmundje serioze ose vetëm ftohje. /albeu.com
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori