Si të zbardhni rrobat me një produkt të thjeshtë
Pastrimi i rrobave është një ndër punët më të bezdisshmë për shumë persona. Shumica e njerëzve e konsiderojnë një punë të lodhshme, të mërzitshme dhe është e vështirë të gjeni një detergjent, i cili pastron siç duhet dhe nuk kushton shtrenjtë.

Produktet konvencionale të pastrimit të rrobave zakonisht përmbajnë toksina kimike të cilat mund ta dëmtojnë gardërobën tuaj. Por, ekziston një zgjidhje për ta bërë pastrimin e tyre në kushte shtëpie dhe pa i dëmtuar ato aspak.

Por shumë pak ose aspak njerëz mund ta kenë dëgjuar për vetinë që ka uthulla në zbardhjen e rrobave. Mjafto që të vendosni një
Vendosni gjysmë filxhani uthull në rrobat tuaja para se t’i vendosni në makinën e larjes. Uthulla e bardhë do ta rris fuqinë vepruese të detergjentit tuaj dhe do t’i largojë njollat në mënyrë efektive pas larjes.

Uthulla mund të përdoret edhe si zbutës. Vendoseni atë në vendin e zbutësit të makinës tuaj të larjes dhe do të shihni të njëjtin efekt sikur zbutësit vetëm se ka dëmtime kimike. Ju nuk keni nevojë të brengoseni për erën sepse ajo nuk iu mbetet rrobave.

Uthulla do t’i largojë në mënyrë efektive njollat e deodorantit apo parfumeve nga rrobat tuaja. Do t’i neutralizojë aromat e pakëndshme siç është ajo e duhanit.

Ajo gjithashtu do t’i zbardhë rrobat, duke i larguar të gjitha njollat dhe do ta përmirësojë punën e makinës tuaj. /albeu.com/


Shtuar më 14/07/2016, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori