Si të veproni që buqeta juaj me lule t’i rezistojë kohës
ajzat i duan shumë lulet, dhe një buqetë e dhuruar, shpesh edhe pa ndonjë arsye por thjesht për ta kujtuar, i bëjnë ato të ndihen shumë të lumtura.

Por një dhuratë e tillë, nuk është shumë rezistente në kohë, pasi me kalimin e ditëve ato vyshken.

Ndoshta nuk e keni ditur por ka disa më nyra që lulet të zgjasin për një kohë më të gjatë, e që mund ta bëjë gjithsecili prej nesh që merr një dhuratë një buqetë me lule.

1-Para se lulet t’i vini, vazon lajeni mirë, sepse ajo është burim bakteresh të cilat që në fillim ua shkurtojnë jetën luleve tuaja.

2-Temperatura e ujit të luleve të ketë temperaturën e dhomës, e jo drejtpërdrejt nga çezma.

3- Kërcellin priteni diagonale, në mënyrë që të shtohet sipërfaqja nga e cila lulja merr ushqimin.

4-Zgjidhni me kujdes vendin ku do ta lini vazon, sepse lulet nuk e duan errësirën as ekspozimin drejtpërdrejt ndaj diellit.

5-Që të lëshojnë sa më gjatë aromë dhe të qëndrojnë më shumë, ndërrojani ujin çdo ditë dhe hidhini dhe një lugë të vogël sheqer./albeu.com/
Shtuar më 26/10/2017, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori