Si të silleni kur ju zë ngërçi në ujë
Nuk ka ndjesi më të keqe se të të kapë ngerci në ujë dhe në fakt mmund të të rrezikojë edhe jetën.

Por mos u shqetësoni. Një gjë e tillë u ndodh edhe notarëve më me përvojë. Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime, prandaj ajo që na vjen në ndihmë është 'Ligji i Arkimendit'.

Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.

Duke pasur parasysh këtë taktikë, ju duhet të që merrni frymë thellë, qëndroni shtrirë në shpinë sa më shumë nën ujë, ku vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit. Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

Ajo që duhet të keni shumë parasysh është të merrni frymë thellë. Pasi ngërçi t'ju ketë lëshuar, dilni sa më parë nga uji, sepse situata mund t’ju përsëritet. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori