Si të shpëtoni nga era e keqe e këmbëve kur vishni këpucët pa çorape
Çizmet ia kanë lënë vendin balerinave e këpucët me lidhëse janë zëvendësuar me atletet apo këpucët pranverore. Kemi hequr xhupat, veshjet e trasha e pulovrat, por shumë prej nesh kanë hequr dhe çorapet.

Këpucët që përmendëm më lart mund të vishen me çorape, por shumë preferojnë t’i veshin zbathur. I vetmi problem është aroma e keqe e këmbëve kur ju zbathini këpucët.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla si të shpëtoni nga era e keqe e këmbve kur vishni këpucët pa çorape.

Përpara se të vishni këpucët sigurohuni që këmbët t’i keni të lara dhe tërësisht të thata.

Mos vishni të njëjtat këpucë për dy ditë rresht, pasi këto të fundit duan më shumë se dy ditë kohë të thahen plotësisht nga djersa e këmbëve.

Aplikoni pudër bebi para se të vishni këpucët. Kjo gjë do i mbajë këmbët tuaja të thata gjatë gjithë ditës.

Këmbët mund t’i lyeni me alkool të bardhë (vodka prsh). Kjo pije do të dezinfektojë këmbët dhe do të mbajë larg bakteret që mund të shumohen në kushtet kur ju vishni këpucët pa çorape.

Fusni këpucët në një qese dhe futini në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin çdo bakter që mund të gjendet në këpucët tuaja. Këpucët tuaja nuk do të mbajnë më erë. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori