Banorja e “5 Majit” ulet para Kuvendit: Shpresa e vetme është Berisha

Një banore e “5 Majit” e cila ishte së bashku me banorët e tjerë protestuan para Kuvendit kundër shembjes së banesave është ulur në tokë dhe ka kërkuar ndihmë nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e cilësoi si shpresën e vetme për problemin e tyre.

Ajo tha se, nëse nuk gjejnë zgjidhje, do të vetëflijohen.

Banorja: Po na prishen shtëpitë. Për mua shpresa e vetme është Sali Berisha. Çfarë do bëhet me ne. Zoti kryeministër çfarë do bëhet me.  Bashkia nuk pranon të na takojë. Ose do marrim akte. Kemi vendosur. jemi disa familjarë që do vetëflijohemi nëse nuk kemi zgjidhje. Ku është zoti Sali Berisha. Kontrata shkel ligjin e shpronësimit. Aktmarrëveshja duhet të vendosë kur dhe ku do të jepet banesa. Ne na thuhet që në të ardhmen do të na jepet një njësi banimi, Duhet ta dhurojmë dhe nuk kemi të drejtë ta hedhim në gjyq. Unë banoj aty. 12 shtëpi që do shemben me datë 22 shkurt nuk kanë firmosur asnjë dhe këtë e jap me garanci unë. Babai im rrezikon. Mjeku më ka thënë që nëse ai kalon stres shumë të madh mund të pësojë atak kardiak. I kemi kërkuar zotit Meta, Rama, Veliaj. Duam të takojmë dhe Berishën, kaq ishte. Dihet çfarë njësie jemi dhe kë kemi mbështetur. Kam kërkuar takim.

Banorja drejtuar Berishës: Jam banore e 5 Majit. Ka një vit. Që vjet në shkurt kemi takuar të gjithë. Asnjeri nuk na është gjendur pranë. Donim me patjetër t’iu takonim. Ne jemi në dëshpërim. Do tërhiqemi zvarrë. Kush do na mbrojë. Kaq kërkojmë ne si banorë të na thuhet kur dhe ku.

Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor. Të gjithëve ju pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit me mirëbesim. Nga klauzolat e tij. Asgjësohet ligji këtu. Janë përfaqësuesit e këtij parlamenti./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 12:14