Shefja e kabinetit të kryeministrit bullgar: Çështja me Maqedoninë patjetër duhet të kalojë në Kuvend

Pas takimit të koalicionit qeverisës në Sofje, mbrëmjen e djeshme, ku u diskutua për qëndrimin bullgar në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit para mediave u drejtua shefja e kabinetit të kryeministrit Kiril Petkov.

“Sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, tema është shumë e rëndësishme për të gjithë shoqërinë bullgare si dhe për pozitën bullgar. Koalicioni pati një dialog shumë konstruktiv për këtë temë, u pajtuam që gjëja më e rëndësishme për ne është që të kemi marrëveshje të plotë për këtë temë dhe u konfirmua se premtimi i dhënë nga i gjithë koalicioni se tema do të kalojë në Kuvend, dhe deri atëherë do t’i lëmë diplomatët në Ministritë e Jashtme që të vazhdojnë punën e tyre, ato aktualisht po punojnë në mënyrë aktive dhe po përpiqen të mbrojnë në mënyrën më të mirë interesat bullgare, si dhe pozicionin e të gjithë koalicionit”, tha Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të kryeministrit Kiril Petkov.