Si të shëroni këmbët nga të vrarat e këpucëve
Këpucët e reja gjithmonë shfaqin probleme në këmbë tona. Ato mund të shkaktojnë vrarje të ndryshme në këmbë të cilat bëhen të besdisura për trupin tonë prandaj është e rëndësishme që ju gjithmonë në mënyra të ndryshme të kujdeseni nëse jeni pjesë e këtyre rasteve.

Së pari, ju duhet nuk duhet t'i çani këto flluska sepse mund të shkaktojnë infeksion dhe plagës do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar.

Ujë me kripë:
Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni kripë dhe mbajini këmbët në ujë për 20 minuta. Në fillim plagët do t'ju djegin, por do të disifektohen dhe plagët do të thahen.

Aloe Vera
Lyeni plagën me xhelin e Aloe Veras, 4­5 herë në ditë. Ditën e nesërme s’do të keni më asnjë shqetësim. Aloe Vera qetëson dhimbjet dhe shëron plagët.

Hudhër
Për këtë ilaç natyral ju duhet të keni 3 thelpinj hudhër dhe 100 gram trumzë. Në 1 litër ujë shtoni trumzën dhe lëreni të valojë. Lani këmbët me lëngun e krijuar, pas kësaj prisni hudhrën në copa të vogla dhe vendosini në plagët e krijuara. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2015, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori