S’i të qetësoni bebin tuaj me vetëm 3 lëvizje
E quajnë pëshpëritësi i bebeve ose ylli pediatrik në YouTube. Udhëzimi i thjeshtë i mjekut për qetësimin e një fëmije që qan në sekonda është bërë një video virale në YouTube, duke mbledhur miliona shikime në vetëm disa ditë.

Dr. Robert Hamilton, i cili punon në Pediatric Ocean Pediatrics në Santa Monica, Kaliforni, tha se pacientët e tij e nxitën atë “një milion herë” për të ndarë këshillën e tij në internet. Kur më në fund ngarkoi videon të dielën, e para që kishte postuar ndonjëherë, pa se të enjten në mëngjes kishte gati 6 milion shikime.

“Jam i prekur”, – tha Hamilton. “As në ëndrrat e mia nuk e kisha menduar se kjo do të ndodhte”.

Teknika, e cila Hamilton e quan “The Hold“, përbëhet nga katër hapa:
– Merreni fëmijën dhe vendosjani krahët e tij butësisht mbi gjoksin e tij.

– Sigurojini krahët e foshnjës me dorën tuaj pasi ato janë palosur. Kjo dorë gjithashtu mbështet mjekrën e foshnjës.

Butësisht mbani ijet e foshnjës me dorën tuaj dominuese. Përdorni pjesën e tultë të dorës, jo gishtat, për të siguruar një mbajtje të sigurt.

– Pozicionojeni fëmijën në një kënd 45-gradë dhe butësisht përkundeni atë. Lëvizja mund të jetë lart e poshtë ose mund të provoni të tundni ijet e foshnjës. Çelësi është që sekuenca të jetë e qetë dhe të shmangni lëvizjet e forta. Këndi është i rëndësishëm sepse ju ndihmon të keni kontroll mbi fëmijën tuaj.
Shtuar më 02/10/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori