Begaj pret në presdiencë të dërguarin e Britanisë për Ballkanin në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në ambientet e Presidencës, të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lod Stuart Peach.

Presidenti Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë.

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

I dërguari i qeverisë britanike, zyrtari që bëri njoftimin publik të shpalljes non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe, gjatë qëndrimit në Tiranë u takua edhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje gjatë vitit 2022.

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.


Shtuar 9.02.2023 15:30