Si të personalizoni shapkat?
Për disa gjëra njeriu nuk ka nevojë për specialistë, por mund t'i realizojë vetë me pak punë dhe vullnet. Kështu ti mund të realizosh një palë shapka, të cilat vetëm ti mund ti kesh të tilla.

Çfarë nevojitet??? Një palë shapka plazhi dhe disa tullumbace me ngjyra. Për të realizuar një palë shapka unike duhet pak kohë dhe përkushtim, shkruan Living.

Merrni shapkat dhe vendosini në tavolinën e punës. Më pas merrni një tullumbac dhe lidheni tek lidhëset e shapkave si në foto. Të njëjtën gjë bëni në të gjithë gjatësinë e lidhëseve, por kini parasysh që të bëni një alternim të ngjyrave në mënyrë që të dalin më figurante. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori