“Open Balkan”, Kurti: Qëndrimi ynë nuk ndryshon për sa kohë Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për mediat ndërsa prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë, ka folur dhe për Open Balkan.

Kurti tha se qëndrimi nuk ndryshon për sa kohë Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës.

“Për Open Balkan e keni të qartë që qëndrimi mbetet i qartë dhe i pandryshuar. Nuk ka Ballkan të Hapur sa kohë Serbia është e mbyllur për Kosovën…Mund të jetë interesi i saj, por emërtimi është i gabueshëm i pavërtetë. Deri në atë ditë mund të ndodhi n shumë zhvillime politike..”, tha Kurti./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 12:36