Këngëtari i grupit legjendar ndërron jetë në moshën 64-vjeçare

Anëtari themelues i UB40, Astro ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Terence Wilson, ka ndërruar jetë papritur. Duke njoftuar lajmin, grupi tha se ata janë “absolutisht të shkatërruar dhe plotësisht zemërthyer”.

Astro ishte anëtar themelues i grupit reggae me bazë në Birmingham. Ai është anëtari i dytë i UB40 që ndërroi jetë këtë vit, pas vdekjes së Brian Travers në Gusht për shkak të kancerit.

UB40 u formua në fund të viteve 1970 dhe gjatë tre dekadave gjeti sukses me hitet, duke përfshirë “Red Red Wine” dhe “(I Can’t Help) Falling In Love”. Këngëtari u largua nga UB40 në 2013 me anëtarin tjetër Ali Campbell për të formuar një grup të ri “UB40 me Ali Campbell dhe Astro”.


Shtuar 8.11.2021 14:43