Arsenali ka besim në transferimin e yllit të Man City

Arsenali është i bindur se do të jetë në gjendje të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus.

Sipas The Sun, Topçinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me brazilianin për rreth 45 milionë euro. Kjo përkundër faktit se Jesus kishte vetëm një vit nga kontrata e tij me skuadrën e Josep Guardiolës.

Më herët u raportua se Manchester City do të pranonte të lironte Jesusin vetëm për një shumë prej 55-60 milionë euro. Vetë lojtari ka lënë të kuptohet vazhdimisht se do të dëshironte të largohej nga skuadra në këtë afat kalimtar.

Kujtojmë se edhe Juventus është i interesuar për Jesusin, por vetë lojtari preferon të qëndrojë në Premier Ligën angleze dhe t’i bashkohet Arsenalit të Londrës.