Si të përballoni stresin e festave
Ne përballemi me stresin që na sfidon çdo ditë dhe që na ngarkon mendjen, duke na bërë të ndihemi pothuajse të rraskapitur. Kalimi i vetëm dhjetë minutave në ditë duke u përqendruar në veten tonë ia mundëson mendjes të qetësohet. Më poshtë po japim disa këshilla për ta arritur këtë qëllim.

Thjesht ndaluni. Gjejeni një vend të qetë ku nuk do të pengoheni nga askush dhe lejojeni mendjen tuaj të qetësohet. Ndërprerja e secilit aktivitet ia mundëson mendjes të pushojë. Kjo do ta zvogëlojë menjëherë sasinë e stresit.

Përdoreni teknikën e prekjes dhe shtypjes. Mbyllini sytë dhe shtypeni trupin tuaj në pjesë të ndryshme me duar dhe më pas përqendrojeni shikimin vetëm në një vend që përfaqëson relaksim, qoftë pamje plazhi, kopshti apo dhome të stolisur. Shpenzoni kohë në këto vende duke i kushtuar vëmendje ngjyrave, aromave dhe tingujve shkruan ekspress.

Përqendrojeni vëmendjen në frymëmarrje. Merrni frymë për katër sekonda dhe pastaj nxirreni frymën jashtë për katër sekonda tjerë, duke e përsëritur këtë tetë herë pa ndërprerje. Do ta vëreni se tensioni do të lirohet nga trupi dhe zhurma në mendje do të zvogëlohet.

Përcillni mendimet tuaja. Kjo është më e dobishme sesa angazhimi brenda procesit të të menduarit. Lërini mendimet të vijnë dhe të shkojnë njësoj si retë në qiell. Do ta hetoni se sa relaksuese është kjo qasje, shkruan “The Guardian”.
Shtuar më 29/12/2018, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori