Si të pastroni hekurin për hekurosje
Përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit

Prandaj hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba, transmeton Telegrafi.


Prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë.

Përzierja e ujit dhe uthullës

• Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni.

Pasta nga soda e bikarbonatit

• Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit.


Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet

• Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve.
• Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat.

Pastrimi i depozitës për ujë të distiluar

• Qitni përzierjen e ujitdistiluar dhe uthullës dhe lërini të qëndrojë rreth gjysmë ore në mënyrë që uthulla të veprojë dhe të shkrijë ndotjet e grumbulluara.
• Përzieni ¾ të filxhanit ujë dhe një të katërtën e uthullës së bardhë.
• Aktivizoni hekurin dhe shfrytëzoni opsionin për avull në mënyrë që hekuri të pastrohet edhe më shumë.
• Mbetjen e ujit vetëm shpërndajeni.

Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni. /Telegrafi/
Shtuar më 17/07/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori