Përfundon biseda mes Bidenit dhe Putinit

Telefonata e Presidentit Biden me presidentin rus Vladimir Putin përfundoi në orën 12:06. ET, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Mësohet se telefonata zgjati një orë e dy minuta.

Diskutimi midis dy liderëve erdhi disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Diskutimet me Biden dhe Putin pritet të zbardhen në vazhdim.

Përpara telefonatës, Ministria e Punëve të Jashtme ruse akuzoi vendet perëndimore dhe median për përhapjen e një “fushate dezinformimi në shkallë të gjerë” rreth një pushtimi gjoja të afërt rus të Ukrainës “me qëllim që të largojnë vëmendjen nga veprimet e tyre agresive”.

“Në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, hapësira globale e informacionit u përball me një fushatë mediatike të paprecedentë në shkallën dhe sofistikimin e saj, qëllimi i së cilës është të bindë komunitetin botëror se Federata Ruse po përgatit një pushtim të territorit të Ukrainës. ”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë të publikuar në faqen e saj.

Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës. Takimi i parë ballë për ballë midis Putinit dhe Bidenit si kryetarë shtetesh u zhvillua në Gjenevë në qershor 2021./albeu.com


Shtuar 12.02.2022 18:45