Si të parandalojmë daljen e qukave gjatë të nxehtit të verës
Qukat janë disa njolla të vogla kafe që kryesisht shfaqen në pjesën e fytyrës, poshtë syve dhe mbi hundë.

Edhe pse kohët e fundit, qukat janë kthyer në trend dhe shumë vajza ndihen të bukura me to, të tjera i kanë problem dhe përpiqen ti mbulojnë me grim apo të përdorin medikamente të ndryshme.

Tani që filluan ditët e nxehta të dimrit, qukat shfaqen më tepër si shkak i rezeve ultra vjolet të diellit. Ju mund ti shmangni ato, vetëm falë përdorimit të disa produkteve ushqimore të cilat nuk do iu vrasin as xhepin.

1. Lëng limoni. Limoni është një medikament shumë popullor në lidhje me problemet e lëkurës. Është
zbardhues natyral për lëkurën dhe çel qukat gjithashtu. Përdorimi i rregullt i lëngut të limonit çon në zbehjen e
qukave.
Shtrydhni lëngun e limonit dhe aplikojeni në zonën me quka. Prisni për 10 minuta dhe lani fytyrën. Bëjeni
derisa qukat të zhduken.

2. Krem kosi. Acidi laktik në kremin e kosit është ideal kundra qukave sepse mund të ketë efekt peeling në
shtresën e jashtme të lëkurës. Kjo i bën qukat më të zbehta për sa kohë ju nuk ekspozoheni shpesh në diell. Aplikoni kremin e kosit në zonën e qukave. Lëreni që lëkura ta thithë, pastaj prisni të thahet. Pas 30 minutash
mund të përdorni një pecetë për të larguar kremin e kosit nga fytyra.

3. Qepa. Qepa përmban squfur i cili eksfolion lëkurën tonë. Kjo e shpëton atë nga qukat. Qepët e kuqe janë
më të mira se ato të bardha.
Prisni një qepë në feta të trasha. Aplikojini këto feta në quka. Bëjeni këtë dy herë në ditë për 30 ditë derisa
qukat të zhduken.

4. Domatet. Likopeni i pranishëm në domate është i shkëlqyer për lëkurën. Edhe ingredientët e tjerë janë të
dobishëm për shëndetin. Domatet janë gjithashtu të shkëlqyera për eliminimin e qukave.
Lani mirë një domate para se ta grini. Masazhoni tulin e saj tek qukat. Pasi lëngu të jetë absorbuar, prisni 30
minuta para se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

5. Bulmeti. Është e habitshme për disa njerëz kur mësojnë se produktet e qumështit kanë veti të largojnë
qukat. Ju mund t’i masazhoni produktet e tij në lëkurë ose të bëni një maskë.
Aplikoni qumësht me yndyrë në zonat e prekura nga qukat. Prisni 10 minuta para se ta shpëlani me ujë të
ftohtë. Bëjeni dy herë në ditë për të paktën 3 javë.

6. Vaji i kastorit. Ai mbetet një nga medikamentet shtëpiake më të mira edhe kur bëhet fjalë për eliminimin e
qukave.
Masazhoni vaj kastori në fytyrë. Mund ta lini edhe gjatë gjithë natës para se ta pastroni duke përdorur një
pecetë të pastër. Bëjeni këtë derisa qukat të zhduken.

7. Vitamina E. Ajo është ekselente për lëkurën tuaj. Jo çdokush e di këtë. Shumë produkte të kujdesit ndaj
lëkurës përmbajnë vitaminë E.
Merrni një gjilpërë dhe shponi fundin e një kapsule vitamine E. Aplikojeni pluhurin në fytyrë dhe lëreni gjithë
natën. Shpëlajeni me ujë të ftohtë kur të zgjoheni dhe pastroni fytyrën me një pecetë të butë.

8. Patëllxhanët. Patëllxhanët kanë fuqi të mëdha antioksdiante dhe janë shumë të dobishme për shëndetin.Janë gjithashtu ekselentë kundër qukave.Prisni një patëllxhan dhe butësisht masazhoni fetat e tij në zonat me quka. Më pas lërini këto feta për 15minuta në fytyrë. Ju do të shihni se qukat janë zbehur disa javë më vonë.
Shtuar më 07/06/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori