U bë shkak “Brilant Martinaj”, Stresi dhe Keisi rikthehen bashkë? Dedikimet që ngritën dyshime (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Stresi ka treguar se një nga miqtë e tij më të mirë ishte Brilant Martinaj, që mbeti i vrarë më 17 korrik në një atentat mafioz. Ai madje mori edhe vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e atyre ditëve.

Por jo vetëm i Stresit, Brilanti ishte mik i ngushtë edhe i ish partneres së reperit, Keisi. Kjo e fundit është bërë pjesë e mediave rozë për historinë e gjatë të dashurisë me Stresin dhe ulje ngritjet deri në ndarjen përfundmitare që njoftuan rreth një viti më parë.

Por kur miku i tyre humbi jetën, Keisi dhe Stresi nuk nguruan të ndanin foto me të ku ishin të pranishëm të dy bashkë.

Së fundmi ka qenë Keisi ajo e cila ka ndarë njëInstaStory që ka preferuar ta shoqërojë me këngën e Stresit “M’ke harru” duke e lënë të dukshme se po dëgjon këngën e tij. Ky InstaStory eshte shperndare edhe ne Instagramin e Stresit madje e shoqëruar me një emoji me zemra.

Mos vallë fatkeqësia që iu ndodhi ka bërë që ish-partnerët të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe të kenë një mundësi ribashkimi?/albeu.com/