Tejmbushet infektivi, të shtruar edhe të vaksinuarit me dy dozat Pfizer

Spitali infektiv po tejmbushet nga pacientët e rinj të infektuar me Covid.

Vetëm dje janë shtruar 20 persona të rinj të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Në momentin e tanishëm bëhet fjalë për 81 të shtruar në spital që presin të marrin shërbimin pas prekjes nga virusi dhe rëndimit të situatës.

Tek Infektivi është shtruar aktualisht edhe një 18-vjeçar tetraplegjik i cili ndodhet në gjendje të rënduar. Të shtruar ka edhe pacientë që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer. Pra vaksina nuk ka shmangur në këto raste as infektimin dhe as shtrimin në spital.

Duke marrë kujdes shëndetësor janë kryesisht persona që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por duket se simptomat janë më të lehta dhe fatalitete tek personat e vaksinuar deri më tani nuk ka pasur.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, nëse kapacitetet tek Infektivi ezaurohen, do të kthehet ish-kirurgjia në spital anti-Covid/albeu.com


Shtuar 23.08.2021 14:17