Lyeni flokët me sherebelë dhe rozmarinë: Në një enë me ujë ( thuajse 200 ml) që ka vluar më parë, shtoni 4 lugë gjelle me sherebelë të tharë dhe 4 lugë gjelle me rozmarinë të njomë. Lërini të ziejnë për 5 minuta të tjerë me zjarr të lartë dhe më pas lëreni masën të pushojë për një orë. Pasi ta keni filtruar do të vini re që masa është trashur dhe duhet ta shtoni në një shishe në formë spray. Nëse doni që ngjyra të jetë më e fortë mund t'i shtoni çaj të zi. Spruconi bojën natyrale në gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëreni të thahet. Në fund lani kokën me ujë të vakët.