Si të luftoni kapsllëkun duke ngrënë këto ushqime
Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Uji 1 dhe ushqimet e pasura me fibra 2 janë më të rëndësishmit që parandalojnë kapsllëkun. Ekzistojnë dhjetë laksativë natyrorë të cilët konsiderohen si më të mirët për problemin që mund të keni me mostretjen e ushqimeve. Ata janë të gjindshëm në çdo shtëpi dhe jo shumë të kushtueshëm për një kurë të nevojshme kundër kapsllëkut. Ja se për çfarë bëhet fjalë:

1) Uji/ Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

2) Kivi/ Kivi është një frutë e shëndetshme që nëse hahet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.

3) Palestra/ Të shkosh në palestër apo të bësh gjimnastikë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.


4) Drithërat/ Drithërat, në formën e bukës apo makaronave, janë të pasura me fibra që ndihmojnë në luftën kundër kapsllëkut.

5) Bishtajoret/ Bishtajoret, përveçse përmbajnë proteina bimore, janë gjithashtu të pasura me fibra që stimulojë zorrët.

6) Kumbullat e thata/ Kumbullat e thata janë një laksativ i shkëlqyer natyror, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme! Ndaj konsumojini ato shpesh.

7) Aloe Vera/ Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht për zorrët.
Shtuar më 05/12/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori