Benzema me mision sonte ndaj Sheriff, synon të kalojë legjendën e “galaktikëve”

Karim Benzema është duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij. Reali pret sonte debutuesit e Sheriff sonte në orën 21:00.

Francezi nëse shënon gol sonte do të kalojë Raulin për tu bërë golashënuesi i katërit në histori të Ligës së Kampionëve.

Momentalisht Benzema ka 71 gola, aq sa kishte shënuar edhe Raul, me një gol eventual francezi do të renditej i katërti.

Ndërkohë golashënuesi më i mirë në histori të këtij kompeticioni mbetet Cristiano Ronaldo me 135 gola të realizuar, Lionel Messi ka 120 i treti është Robert Lewandowski me 75.

Lista me top pesë golashënuesit më të mirë mbyllet nga Raul e Benzema që kanë nga 71.


Shtuar 28.09.2021 11:10