Si të kurseni ujin në këto ditë të nxehta
Shqipëria, ashtu sikurse edhe vendet e tjera të Europës, është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe nga thatësira e zgjatur, çka ka bërë që të merren masa të forta për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate emergjente.

Krahas angazhimit maksimal të të gjithë strukturave të saj për të prerë lidhjet e paligjshme në rrjet, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm, por ta përdorin atë me kursim në mënyrë që të mos mbeten asnjë ditë pa furnizim për sa kohë temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe muajt e fundit nuk ka pasur reshje shiu.

Uji i pijshëm, është themelor për jetën e njeriut, por edhe me burime te kufizuara.

Për të kontribuar në pakësimin e humbjeve të ujitpijshëm dhe rrjedhimisht në kursimin sa më shumë, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij.



Ja disa këshilla të domosdoshme për të kontribuar në kursimin e ujitpijshëm:



1. Verifikoni ujëmatësin tuaj për të kontrolluar për rrjedhje të mundshme uji brenda banesës;

2. Gjatë larjes së dhëmbëve, gjithnjë mbylleni rubinetin. Kështu kurseni rreth 15 litra ujë në minutë.

3.Një pikë çdo sekondë transformohet në 20 litra ujë në ditë! Kontrolloni rubinetat dhe mishelatorët e dushit për rrjedhje të mundshme.

4. Nëse do të mbyllni rubinetin, ndërkohë që laheni, do të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj.

5.Rrjedhjet në sifonin e tualetit kanë tendencën të jenë të pazhurmshme, kontrollojeni herë pas here

6. Kontrolloni pajisjet që të evitoni çdo rrjedhje të mundshme.

7. Kur të blini një lavatriçe të re, përpiquni të zgjidhni modelet që kursejnë ujin, disa të tilla kursejnë deri në 75 litra në çdo larje.

8. Nëse duhet të lani vetë makinën tuaj, limitohuni në përdorimin e kovës dhe të sfungjerit.

9. Kur të përdorni lavatriçen, mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë.

10.Përdorni kaseta banjoje që të japin mundësinë e kontrollit të fluksit të ujit, nëpërmjet tastit të lëshimit dhe frenimit të tij. Mundohuni që tastin të mos e shtypni kur nuk është e nevojshme pasi për çdo të shtypur harxhohen 10 litra uji i pastër.
Shtuar më 01/07/2017, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori