Një çift indian padisin djalin dhe nusen, pasi kërkojnë nipër dhe mbesa

Një çift pensionist indian padisin djalin dhe nusen e tyre, duke kërkuar që të kenë një nip brenda një viti ose t’u paguajnë 50 milionë rupi (675,000 dollarë).

Sanjeev Ranjan Prasad, një oficer qeveritar 61-vjeçar në pension, tha se ishte një çështje emocionale dhe e ndjeshme për të dhe gruan e tij, Sadhana Prasad, dhe ata nuk mund të presin më. Djali i tij, një pilot, u martua gjashtë vjet më parë.

“Ne duam një nip ose një mbesë brenda një viti ose kompensim, sepse kam shpenzuar të ardhurat e jetës sime për arsimimin e djalit tim,” u tha Prasad gazetarëve të enjten.

Prasad tha se shpenzoi 3.5 milionë rupi (47,300 dollarë) për trajnimin djalit të tij si pilot në Shtetet e Bashkuara.

“Çështja kryesore është se në këtë moshë ne kemi nevojë për një nip, por këta njerëz (djali dhe nusja ime) kanë një qëndrim që as nuk mendojnë për ne,” tha Prasad.


Shtuar 16.05.2022 07:30