Si të keni flokë të drejtë pa përdorur pjaster
Dëshironi që flokët tuaj të jenë të drejtë por njëkohësisht dhe të shëndetshëm. Ndiqni këtë kurë me përbërës të thjeshtë e cila të mundëson flokë të drejtë dhe jo të djegur.

Ju nevojitet:

2 banane
2 lugë gjelle kos grek
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Qëroni bananet dhe i shtypni në një tas. Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin. I përzieni mirë.
Aplikojeni maskën në flokë të thatë.
E lini për të paktën 1 orë dhe më pas i shpëlani me ujë të bollshëm dhe me shampo si zakonisht.

Të gjithë këta përbërës kanë elementë specifikë të cilët i ndihmojnë flokët tuaj të qendrojnë të butë, të shëndetshëm dhe të drejta për një kohë të gjatë. Për rezultate më të mira aplikojeni dy herë në javë.
Shtuar më 06/07/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori