Nga momenti që hapni sytë në orët e hershme të
mëngjesit, mund të filloni të digjni
kalori të vogla.
Sipas Run Healthy Lifestyle, djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të rrini të uritur, ose të shtyni vaktet, por duhet ndryshuar rutinën e
mëngjesit për të humbur peshë.
Këto janë pesë këshillat, të cilat fillimisht janë të detyrueshme, por që më vonë do të bëhen të zakonshme.
Vraponi
Duhet theksuar se nuk kërkohet angazhim i madh dhe as ushtrime disaorëshe. Mjafton të filloni të vraponi në rrethinë, ose të ushtroni me pajisjet që keni në shtëpi. Ky zakon në orët e hershme do t’ju ndihmojë që të përshpejtoni
metabolizmin.
Intensifikoni treningun
Disa studimet kanë dëshmuar se mjafto të ushtroni vetëm dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë, me ç’rast do të digjni mbi 200
kalori.
Ushtrime për muskuj
Mënyra më e mirë për të djegur
kalori gjatë gjithë ditës është të shpejtoni
metabolizmin tuaj në orët e hershme të
mëngjesit duke bërë disa stërvitje për muskujt.Kjo mund të arrihet me anë të peshave të vogla, ngritjes së peshave.
Hani mëngjes
Mos e humbisni mëngjesin tuaj! Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm për
metabolizmin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të kaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të
hani, dhe pastaj trupi juaj do të jetë gati për të djegur
kalori.
Mos harroni snacks
Nëse nuk besoni se mund të
hani dhe të humbni peshë – nuk keni të drejtë. Ju vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që
hani. Për të bërë punën e metabolizmit, snacks duhet të jenë të pasura me antioksidues dhe proteina.
Shtuar më 06/09/2020,
ora 08:32