Si të gatuani një misër në mikrovalë
Pëlqej
Misrat e freskët të verës janë aq të ëmbël sa mund t’i hash direkt nga fusha, ndaj gatuajini për pak minuta në mikrovalë dhe do t’i shijoni në maksimum.

Për metodën e gatimit në mikrovalë, lërini të pazhveshur. Kjo ndihmon në mbajtjen brenda të nxehtësisë dhe lëngjeve, duke i gatuar kokrrat shumë shpejt. Ndërkohë e bën dhe zhveshjen më pas më të lehtë.

Përgatitja:
Vendosni 1 deri 4 kallinj misri në mikrovalë, nëse doni të bëni më shumë atëherë bëjini me radhë. Jo më shumë.

Futini në mikrovalë për 3-5 minuta; nëse do të gatuani 1 ose 2 lërini vetëm 3 minuta, për 3 ose 4 kallinj misri lërini 4 minuta.

Nëse dëshironi misra shumë të botë ose kallinjtë janë shumë të mëdhenj lërini dhe 1 minutë më shumë.

Lërini të ftohen: vendosini në një enë që u lejon ftohjen dhe mos i hapni menjëherë pasi brenda janë ende të nxehtë. Ndaj prisni para se t’i servirni! /shije.al/
Shtuar më 28/09/2017, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori