Si të gatuajmë tavë me mish e patate
Pëlqej
Përbërësit 3-4 persona
1 kg patate
Mish 4-5 thela
1 kokërr qepe
1 lugë gjellë salce domate
Rigon
Piper të zi
Krip
Mund ti hidhni erza të tjera po kjo varet vetëm nga ju.

Përgatitja
Mbasi e kemi grirë qepën në mikser (ose me dore) e kaverdisim pak me mishin ku hedhim salcën dhe i trazojmë të gjitha bashkë. Me pas i hedhim ujin ku e lemë sa të filloj të ziejë dhe i hedhim erëzat.

I presim patatet si në foto dhe i vendosni në tave duke i hedhur salcën e përgatitur. E fusni tavën në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lemë deri sa të piqen patatet bashkë me mishin.

Është një tavë shumë e thjeshtë dhe e shijshme
Shtuar më 28/10/2017, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori