Si të gatuajmë hasude me arra
Pëlqej
Përbërësit:

300 gr niseshte
300 gr sheqer
500 ml ujë
100 gr gjalpë

Përgatitja:

1
Hedhim sheqerin në një tenxhere dhe e trazojmë atë derisa të karamelizohet.
2
Më pas e shuajmë shumë pak me ujë dhe i hedhim gjalpin.
3
Ndërkohë, shkrijmë niseshten me ujë, dhe e bashkojmë me masën që krijuam pak më parë në zjarr.
4
I trazojmë të gjithë përbërësit derisa të krijohet lidhja mes tyre.
5
Sipas dëshirës i hedhim arra, ose fruta të tjerë të thatë. /shije.al/
Shtuar më 29/09/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori